Familjare

ÇËSHTJE FAMILJARE

Zyra jonë ofron këshillim, ndihmë ligjore dhe  udhëzimin e nevojshëm, përfaqësim në të gjitha shkallët gjyqësore mbi çështje zgjidhje martese, kujdestarie, birësimi, kërkesa për urdhra mbrojtjeje.

Ndjekjen e procedurave mbi shpalljen e pavlefshmërisë relative ose absolute të martesës, në përgatitjen e procedurave financiare ndarjen e pasurisë së përbashkët, pjesëtim pasurie, përgjegjësia prindërore, kundërshtim atësie, amësie të fëmijëve, caktim detyrimi ushqimor, kundërshtimi i tij apo ndryshimi i masës së pensionit ushqimor, caktimi i kujdestarit (familjar ose jo), te drejtat dhe detyrimet qe rrjedhin për këtë të fundit, si dhe cdo çështje tjetër që lidhet me çështjet familjare.