AAS Law Firm

Kush jemi ne?

“AAS Law Firm” u krijua në Gusht 2024 nga Avokat Amër Salkurti për të ofruar shërbime ligjore me cilësi të lartë në Tiranë, Shqipëri dhe jashtë saj.  

“AAS Law Firm” përfaqëson dhe këshillon kompanitë dhe klientët individualë, kombëtare dhe ndërkombëtarë, duke ofruar këshilla të plota ligjore në fushën e së Drejtës Civile dhe Tregtare. 

Synimi ynë është të shërbejmë me cilësi dhe efikasitet për klientët tanë në mënyrë që ata të bëjnë zgjedhjet e duhura në vendimet e tyre dhe t’u japim zgjidhje problemeve të tyre. 

Synimi ynë është të jemi ofruesi i tyre i besueshëm i shërbimeve ligjore për të gjithë klientët dhe kompanitë tregtare. 

1.

Ekspertizë Ligjore

Në AAS Law Firm, besojmë se njohuritë janë baza e çdo shërbimi cilësor. Ne ndjekim zhvillimin e vazhdueshëm profesional dhe qëndrojmë gjithmonë të përditësuar me ndryshimet ligjore kombëtare dhe ndërkombëtare. Kjo na lejon të ofrojmë këshilla të sakta dhe strategji të besueshme për çdo rast.

2.

Kuptim & Kujdes

Çdo klient dhe çdo rast është unik. Ne veprojmë me empati dhe vëmendje të veçantë për të kuptuar plotësisht nevojat dhe shqetësimet e klientëve tanë. Qasja jonë është njerëzore dhe e ndërtuar mbi komunikim të hapur e të ndershëm, në çdo hap të procesit ligjor.

3.

Udhëzimi i Duhur

Kur përballeni me vendime të rëndësishme ligjore, ne jemi këtu për t’ju udhëhequr me qartësi dhe profesionalizëm. Marrim kohën për të analizuar çdo situatë në mënyrë të detajuar dhe ju ofrojmë opsionet më të mira për të marrë vendime të informuara, të sigurta dhe në interesin tuaj më të mirë.

Themelues/Administrator ​

Avokat Amër Salkurti

Avokat Amër Salkurti, lindur në Tiranë. Studimet bachelor i ka përfunduar në Fakultetin e Drejtësisë, duke u diplomuar në vitin 2020 si student i shkëlqyer.  Në vitin 2022 ka përfunduar studimet Master Shkencor Civil duke u diplomuar me rezultate të shkëlqyera dhe vlerësuar me titullin me Medalje nga Univeriteti i Tiranës. 

Në vitin 2023 vazhdoi studimet pasuniverisare në Shkollën Kombëtare të Avokatisë, duke e përfunduar me sukses e duke fituar titullin “Avokat”.  

Në vitin 2024, diplomohet në Masterin e Dytë në profilin e Business Law me rezultatet më të larta, dekoruar me titullin “Medalje e Artë” nga Univeriteti i Tiranës. 

I angazhuar si konsulent ligjor në fusha të ndryshme të së drejtës dhe pas një ekperience disa vjeçare në sektorin privat në disa shoqëri tregtare dhe në Administratën Publike. Pas një rrugëtimi të gjatë akademik dhe eksperiencave të ndryshme vendosa të jap kontributin tim në ofrimin e shërbimeve ligjore.